Destinacionet ne luginen e Drinoit

Route 2

  1. 1

    Prosfora_Logo
  2. 2

    36fa320f6c3ecd39c0f5a8b2beea13125a2f9680.jpg
  3. 3

    979a1710b8eafce4d17a8011285c3891f2e86d45.jpg
  4. 4

    DJI_0042
  5. 5

    Prosfora_Logo
  6. 6

    3hd
  7. 7

    Prosfora_Logo

Lugina e Drinos përcaktohet gjeografikisht nga Kakavija dhe deri në Tepelenë, thuajse përbën një zonë me rëndësi të veçantë historike. Në të dy anët e saj, në pjerrësitë e Malit të Gjerë, Bureto, Malit të Lunxhërisë dhe Golikut, hasen vendbanime në distanca shumë të vogla mes tyre por edhe me intensitet të organizimit të brendshëm urbanistik si edhe shprehje autentike të artit ndërtimor të Epirit.
Kisha dhe Manastire dëshmojnë nga njëra anë traditën arkitekturore dhe trashëgiminë e pikturës ikonografike Bizantine dhe nga ana tjetër rrugëtimin historik të trevës.
Destinacionet për pelegrinazh që përfshihen në këtë gujdë tematike kanë edhe konsistencë gjeografike, por njëherësh dëshmojnë edhe unitetin e trevës ku ndodhen dhe për më tepër edhe me pjesën tjetër të Epirit. Si në teknikën e ndërtimit, kompozicionin arkitekturor, arti dhe teknika e pikturimit mural dhe tematika e zgjedhur e afreskeve, në një periudhë kohore mes shekujve 16-të e 19-të, na dëshmojnë kontributin e Kishës Orthodhokse në përparimin e artit dhe të kulturës në errësirën e pushtimit Otoman.
Vizita në destinacionet që indikativisht tregohen në këtë tur mundet të pasurohen edhe me të tjera që janë të shumta në numër. Për më shumë që kombinon edhe me turet e tjera të propozuara dhe unikalitetin gjeografik të zonës. Bëhet akoma më joshëse për faktin se banorët e kësaj treve dhe komunitetet e besimtarëve që qarkojnë këto kisha dhe manastire, janë mikpritës ndërkaq që jetojnë në vendbanime me traditë kultuore të pasur dhe në larmi linguistike dhe folklorike.
Stina sikundër pranvera dhe veçanarisht vjeshta janë veçanarisht të përshtatshme për organizimin dhe realizimin e këtij turi duke e koordinuar me pejsazhin natyror të virgjër që ofron shumë përsa i përket biodiversitetit dhe përpos kësaj larmi ngjyrash dhe trajtash që i ofrohet vizitorit të apasionuar pas vendadhurimeve dhe pelegrinazhit

Click to listen highlighted text!