Trevat ku sot shtrin veprimtarinë e saj Mitropolia e Gjirokastrës që në periudhën e hershme të Krishterimit dëshmohet se kishin komunitete të organizuata besimtarësh të Krishterë. Strukturat kishëtare faktohen prje ekzistencës së Episkopatave hierarkët e të cilave morën pjesë në Sinodet Ekumenike apo të tjera të një karakteri më lokal. Si episkopata të tilla referohen: ajo e Butrintit, Finiqit, Onhezmit, Himarës, Adrianopolit etj.
Përtej fakteve historikë dëshmohet prezenca e këtyre episkopatave edhe nga gjetjet ose gërmadhat e Bazilikave madhështore që hasim në territor. I gjejmëa to si në parqe arkeologjikë që u referohen qendrave urbane të asaj periudhe si edhe të veçuara që lidhen madje me komplekse monastiriale të strukturuara mirë.
Vizita në pikat e propozuara në këtë gujdë tematike në dukje u referohet shkencëtarëve ose vizitorëve me interes të posaçëm. Ndërkaq ama dhe për faktin se distancat janë relativisht të vogla dhe koordinojnë me destinacione pelegrinazhi të periudhave të mëvonshme por ndërkaq po aq joshëse, mundet kjo të jetë zgjedhje për persona ose grupe të vogla që kanë për të qendruar për kohë më të gjatë në zonë.
Duke patur si pikënisje Gjirokastrën ose pikat zyrtare të hyrjes në Kakavijë ose Qafëbota në Thesproti, mundet të organizohet rrugëtimi duke zgjedhur një pjesë apo të gjitha pikat e destinacionit që propozohen. Dhe në vartësi të kësaj zgjedhje mund të nevojiten 1 ose 2 ditë dhe në rastin e dytë fjetja mund të jetë në zona të Gjirokastrës, Dropullit ose Sarandës.
1
2
3
4
5