Pelegrim ne Pogoni dhe Zagori

Route 5

  1. 1

    Prosfora_Logo
  2. 2

    Prosfora_Logo
  3. 3

    2hd
  4. 4

    Prosfora_Logo
  5. 5

    Prosfora_Logo
  6. 6

    Prosfora_Logo
  7. 7

    Prosfora_Logo
  8. 8

    Prosfora_Logo
  9. 9

    Prosfora_Logo
  10. 10

    Prosfora_Logo

Në pak kilometra udhëtim mes maleve të Buretos dhe Lunxhërisë në perëndim dhe të Nemerçkës dhe Dhembelit në anën lindore, në distanca të vogla mes tyre gjenden vendbanime historike tradiocionale të Pogonit të Vogël dhe Zagorisë, vazhdim i trungut të Pogonit të territorit të Greqisë.
Mundësia e aksesit është si nga Gjirokastra ose Kakavija përmes Grykës së Suhës por edhe nga pika e Hyrjes Kufitare në Sopik që funksionon nën regjim të posaçëm dhe nevojitet informacion paraprak.
Turi ndërsa ja vlen të ndërmirret për nga pasuria e pikave që ofron si të denja për vizitë në kombinim kjo me pejsazhin urvanistik të kompozuar me fshatra tradicionalë dhe pejsazh të mbresëlënës malor, kërkon ndërkaq mjet për rrugë të vështira malore për shkak të gjendjes së infrastrukturës rrugore. Në disa raste kërkohet edhe ecje në këmbë dhe për këtë arsye bëhet një variant interaktiv.
Në mënyrë që vizitori t’ia dal dhe të shterrojë vizitat si në kisha dhe manastire që propozohen në këtë tur konkrret por edhe në shumë të tjera që nuk referohen specifikisht por janë të shpërndara anëkënd, nevojiten dy dhe ndoshta tre ditë. Për pasojë edhe periudha e propozuar si më e përshtatshme është ajo e pranverës së vonët, vera dhe vjeshta e hershme.
Për të kaluar natën si mundësi akomodimi në kushte kampingu janë imitacione hostelesh por edhe pika të sigurta për çadra si edhe mikpritje në familje.
Panegjire të rëndësishme si pika referimi për trevën në mënyrë indikative mund të përmenden ai i Taksiarkëve të Mëdhenj në Poliçan. i Fjetjes së Tërëshenjtës Mari në Sopik, të Apostujve Petro dhe Pavllo në Hoshtevë, të Lindjes së Tërëshenjtës Mari në Skore, të Shën Nikollës në Nderan etj.

Click to listen highlighted text!