Dëshmojnë Bizanti

Route 1

  1. 1

    DJI_0017
  2. 2

    DJI_0042
  3. 3

    DJI_0020
  4. 4

    Prosfora_Logo

Bizanti që në periudhën e Perandorit Justinian tregoi interes të posaçëm për trevat të cilave u referohemi. Në periudhën e Komnenëve dhe më vonë gjithashtu kemi veprimtari esenciale të fuqizimit të episkopatave dhe manastireve në këto treva. Dëshmi e këtij kulmimi përbëjnë monumentet që ruhen në pika të ndryshme të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës.
Unikaliteti i disa prej tyre në teritorin konkrret ose dhe më në përgjithësi, distancat relativisht të vogla, kombinimi i shkëlqyer me bukuritë natyrore dhe vendbanimet tradicionale rurale, janë arsye të forta që dikush të zgjedh për t’i vizituar.
Dy ditë madje janë të mjaftueshme.
Gujda mundet të organizohet me pikënisje Janinën ose pika të tjera në Greqi dhe duke zgjedhur si hyrje në territorin e Shqipërisë: Kakavi, Tre Urat, Qafë Bote ose nga Gjirokastra në rastin se aty ka mbërritur nga Tirana.
Përderisa kombinohet dhe me të tjera gujda ose vizita në destinacione religjoze të tjera jashtë këtij turi të propozuar tematik mund të zgjidhet pjesë e këtyre pikave ose të shtohet periudha e qëndrimit për të realizuar të plotë turin. Vizita ndërkaq në këto monumente të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore Orthodhokse ofron edhe mundësinë për të lidhur epokat, ndikimet dhe përshtatjeve që janë realizuar në teknikën e ndërtimtarisë, në artin e ikonografisë etj. duke kuptuar kështu më mirë edhe unitetin në kohë dhe hapësirë.

Click to listen highlighted text!