{"id":5208,"date":"2021-07-08T09:15:05","date_gmt":"2021-07-08T09:15:05","guid":{"rendered":"https:\/\/religiousroutes.eu\/destination\/%ce%b9-%ce%bd-%ce%b1%ce%b3%ce%af%ce%bf%cf%85-%ce%b3%ce%b5%cf%89%cf%81%ce%b3%ce%af%ce%bf%cf%85-%ce%bd%ce%b5%ce%b3%ce%ac%ce%b4%ce%b5%cf%82\/"},"modified":"2021-09-07T11:10:06","modified_gmt":"2021-09-07T11:10:06","slug":"kisha-e-hirshme-shen-gjergji-e-negadheve","status":"publish","type":"destination","link":"https:\/\/religiousroutes.eu\/sq\/destination\/kisha-e-hirshme-shen-gjergji-e-negadheve\/","title":{"rendered":"Kisha e hirshme \u201cSh\u00ebn Gjergji\u201d e Negadh\u00ebve"},"content":{"rendered":"

Eleni Mihu, arkeologe<\/p>\n

Kisha e hirshme e Sh\u00ebn Gjergjit ngrihet n\u00eb sheshin qendror t\u00eb Negadh\u00ebve dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ansamblet e fundit dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me mure guri n\u00eb Epir, n\u00eb shek. XVIII. Negadhes, nj\u00eb fshat n\u00eb Zagorin\u00eb qendrore, lul\u00ebzoi gjat\u00eb shek. XVIII, fal\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb krijuar nga m\u00ebrgimi i shum\u00eb banor\u00ebve n\u00eb Ballkan dhe marrjes s\u00eb tyre me tregti.
\nKisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bazilik\u00eb e madhe trinef\u00ebshe, me \u00e7ati druri, me narteks dhe galeri t\u00eb brendshme mbi narteks q\u00eb p\u00ebrdorej si gjinekonit dhe me hajat rrethues me kolona, fillimisht n\u00eb an\u00ebt veriore dhe jugore, nd\u00ebrsa n\u00eb mes t\u00eb shek. XX u shtua edhe n\u00eb pjes\u00ebn per\u00ebndimore. Kisha i kushtohet tre shenjtor\u00ebve, ku n\u00eb nefin verior dhe jugor nderohet Trinia e Shenjt\u00eb dhe Sh\u00ebn Dhimitrit respektivisht. Ajo z\u00ebvend\u00ebsoi kish\u00ebn e vjet\u00ebr me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr t\u00eb enoris\u00eb, nd\u00ebrtim ndoshta i fillimit t\u00eb shek. XVIII. Pran\u00eb kish\u00ebs, n\u00eb an\u00ebn verilindore, gjendet kambanorja hijer\u00ebnd\u00eb gjasht\u00ebk\u00ebndore, me hapje t\u00eb harkuara n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb saj. Nd\u00ebrtimi i kish\u00ebs filloi m\u00eb 2 maj 1792, nd\u00ebrsa piktura murale p\u00ebrfundoi m\u00eb 10 tetor 1795. Ktitori dhe donatori i kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb tregtari Matthe Gjini.
\nPiktura murale \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e piktor\u00ebve kapesovit\u00eb, Joan Anagnosti dhe i biri, Anastasi, t\u00eb cil\u00ebt rrjedhin nga familje me tradita n\u00eb piktur\u00eb. Joani \u00ebsht\u00eb piktori m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kapesovit dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb monument \u00ebsht\u00eb ngulitur kulmi i pjekuris\u00eb s\u00eb tij artistike. Nga ana tjet\u00ebr, Anastasi, tashm\u00eb prej n\u00ebnt\u00eb vitesh n\u00eb atelien\u00eb e t\u00eb atit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb piktor i aft\u00eb. N\u00eb kish\u00ebn e madhe t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit, piktor\u00ebve iu dha mund\u00ebsia t\u00eb zhvillonin nj\u00eb program shum\u00eb t\u00eb pasur ikonografik. Kisha \u00ebsht\u00eb e mbushur me skena t\u00eb vendosura n\u00eb zona, t\u00eb cilat kufizohen nga shirita t\u00eb kuq. Piktura murale p\u00ebrmban skena nga cikli kristologjik (skena nga jeta e Krishtit) dhe theomitorik (skena nga jeta e Virgj\u00ebresh\u00ebs Mari), skena eukaristike dhe tema me karakter liturgjik. N\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb mureve paraqiten shenjtor\u00eb me pamje t\u00eb plot\u00eb. Vlen t\u00eb p\u00ebrmenden skenat e nj\u00ebzet e kat\u00ebr Stancave t\u00eb Himnit Akathist, t\u00eb realizuara n\u00eb po aq hap\u00ebsira, cikli i shtat\u00eb Sinodeve Ekumenike, por edhe dy t\u00eb urt\u00ebt e antikitetit, Plutarku dhe Aristoteli, t\u00eb paraqitur me veshjen e dijetar\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb. Ngjyrat mbizot\u00ebruese jan\u00eb e kuqja, e alternuar me jeshilen e err\u00ebt, t\u00eb verdh\u00ebn, blun\u00eb dhe grin\u00eb n\u00eb t\u00eb bardh\u00eb. P\u00ebrdorimi i ngjyrave n\u00eb disa raste thekson simetrin\u00eb e kompozicionit.
\nDy piktor\u00ebt, Joani dhe Anastasi, jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht eklektik\u00eb n\u00eb p\u00ebrzgjedhjet ikonografike. Modelet e tyre merren kryesisht n\u00eb veprat e piktor\u00ebve Linotopit\u00eb t\u00eb shek. XVII dhe nga tematika e pasur e monumenteve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shek. XVI t\u00eb Greqis\u00eb Veriper\u00ebndimore, t\u00eb tilla si manastiri i Filantropin\u00ebve dhe kisha e Metamorfoz\u00ebs s\u00eb Klimatias\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ata asimilojn\u00eb elemente organike t\u00eb artit per\u00ebndimor, t\u00eb pasuruar me elemente laike, zakonisht n\u00eb detaje ikonografike, n\u00eb p\u00ebrputhje me prirjet e Barokut Per\u00ebndimor, nj\u00eb estetik\u00eb e re, mbart\u00ebs t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs b\u00ebhen tregtar\u00ebt q\u00eb e sjellin n\u00eb qendrat ekonomike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb osmane dhe evropiane t\u00eb shek. XVIII. T\u00eb dy piktor\u00ebt mb\u00ebshteten n\u00eb vlerat t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb tradit\u00ebs, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, perceptojn\u00eb pulsin e koh\u00ebs s\u00eb tyre. P\u00ebrzgjedhja selektive e modeleve t\u00eb tyre pasqyron k\u00ebrkimet shpirt\u00ebrore, teologjike dhe shoq\u00ebrore t\u00eb koh\u00ebs dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e ktitor\u00ebve me kultur\u00ebn e Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Eleni Mihu, arkeologe<\/p>\n

Kisha e hirshme e Sh\u00ebn Gjergjit ngrihet n\u00eb sheshin qendror t\u00eb Negadh\u00ebve dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ansamblet e fundit dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me mure guri n\u00eb Epir, n\u00eb shek. XVIII. Negadhes, nj\u00eb fshat n\u00eb Zagorin\u00eb qendrore, lul\u00ebzoi gjat\u00eb shek. XVIII, fal\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb krijuar nga m\u00ebrgimi i shum\u00eb banor\u00ebve n\u00eb Ballkan dhe marrjes s\u00eb tyre me tregti.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3221,"parent":0,"menu_order":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","template":"","format":"standard","meta":[],"destinationcategory":[49,50],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/religiousroutes.eu\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/destination\/5208"}],"collection":[{"href":"https:\/\/religiousroutes.eu\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/destination"}],"about":[{"href":"https:\/\/religiousroutes.eu\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/destination"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/religiousroutes.eu\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/religiousroutes.eu\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5208"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/religiousroutes.eu\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/destination\/5208\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12466,"href":"https:\/\/religiousroutes.eu\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/destination\/5208\/revisions\/12466"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/religiousroutes.eu\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3221"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/religiousroutes.eu\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5208"}],"wp:term":[{"taxonomy":"destinationcategory","embeddable":true,"href":"https:\/\/religiousroutes.eu\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/destinationcategory?post=5208"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}