{"id":5128,"date":"2021-07-08T09:13:42","date_gmt":"2021-07-08T09:13:42","guid":{"rendered":"https:\/\/religiousroutes.eu\/destination\/%ce%bd%ce%ad%ce%bf%cf%82-%ce%ba%ce%b1%ce%b8%ce%b5%ce%b4%cf%81%ce%b9%ce%ba%cf%8c%cf%82-%ce%bd%ce%b1%cf%8c%cf%82-%cf%84%ce%b7%cf%82-%ce%b1%ce%bd%ce%b1%cf%83%cf%84%ce%ac%cf%83%ce%b5%cf%89%cf%82-%cf%84\/"},"modified":"2021-09-07T11:10:46","modified_gmt":"2021-09-07T11:10:46","slug":"kisha-e-re-katedrale-ngjallja-e-krishtit-korce","status":"publish","type":"destination","link":"https:\/\/religiousroutes.eu\/sq\/destination\/kisha-e-re-katedrale-ngjallja-e-krishtit-korce\/","title":{"rendered":"Kisha e re Katedrale “Ngjallja e Krishtit”, Korce"},"content":{"rendered":"

Qyteti i Kor\u00e7\u00ebs \u00ebsht\u00eb qendra urbane m\u00eb e populluar e Shqip\u00ebris\u00eb juglindore. Shtrihet n\u00eb rr\u00ebz\u00eb t\u00eb malit t\u00eb Morav\u00ebs, rreth 850 m mbi nivelin e detit, pran\u00eb lugin\u00ebs me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb pasurat dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.
\nD\u00ebshmit\u00eb e para historike n\u00eb lidhje me vendbanimin e zon\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs z\u00ebn\u00eb fill q\u00eb nga periudha bizantine. Sipas burimeve t\u00eb shkruara, Kor\u00e7a p\u00ebrmendet si nj\u00eb qytet i lidhur me familjen feudale t\u00eb Muzakajve (shek. XIII-XV), ardhur nga mal\u00ebsit\u00eb e Oparit dhe t\u00eb vendosur n\u00eb Berat, n\u00eb fush\u00ebn e Myzeqes\u00eb. Me pushtimin osman, provincat e Kor\u00e7\u00ebs, Kolonj\u00ebs dhe P\u00ebrmetit u organizuan n\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb administrative me qend\u00ebr Kor\u00e7\u00ebn. Sipas regjistrimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs osmane t\u00eb viteve 1431-1432, Kor\u00e7a shfaqet si nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb me nj\u00ebzet e gjasht\u00eb sht\u00ebpi, t\u00eb gjitha t\u00eb krishtera dhe me tregun e saj.
\nGjat\u00eb periudh\u00ebs para shek. XI dhe deri n\u00eb vitin 1030, zona e Kor\u00e7\u00ebs nga ana kishtare varej prej Mitropolis\u00eb s\u00eb Kosturit, si\u00e7 d\u00ebshmohet nga diploma e art\u00eb (Krisovula) e perandorit bizantin Vasili II. Nga ana tjet\u00ebr, Mitropolia e Kosturit i p\u00ebrkiste juridiksionit kishtar t\u00eb Kryepiskopat\u00ebs s\u00eb Ohrit. Data e sakt\u00eb e themelimit t\u00eb Mitropolis\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb e konfirmuar historikisht, megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur se p\u00ebrmendja e par\u00eb e saj me titullin \u201cSelasforit dhe Kor\u00e7\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pas vitit 1557.
\nElementi i krishter\u00eb orthodhoks p\u00ebrb\u00ebnte 2\/3 e popullsis\u00eb s\u00eb qytetit. Ai ishte i organizuar n\u00eb komunitet dhe drejtohej nga Dhimojerondia (kryepleq\u00ebsia) e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej dhjet\u00eb an\u00ebtar\u00ebsh nga paria e qytetit. Jeta kulturore manifestohej n\u00eb institucionet shpirt\u00ebrore t\u00eb qytetit, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja prej t\u00eb cilave ishte kisha e vjet\u00ebr metropolitane e Burimit Jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, e cila ndodhej brenda zon\u00ebs s\u00eb shkollave t\u00eb komunitetit dhe nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Mitropolis\u00eb.<\/p>\n

\r\n\t