{"id":5081,"date":"2021-07-08T09:13:42","date_gmt":"2021-07-08T09:13:42","guid":{"rendered":"https:\/\/religiousroutes.eu\/destination\/%cf%83%cf%80%ce%b7%ce%bb%ce%b1%ce%b9%cf%8e%ce%b4%ce%b5%cf%82-%ce%b1%cf%83%ce%ba%ce%b7%cf%84%ce%ae%cf%81%ce%b9%ce%bf-%cf%84%ce%b7%cf%82-%ce%b3%ce%ad%ce%bd%ce%bd%ce%b7%cf%83%ce%b7%cf%82-%cf%84%ce%b7\/"},"modified":"2021-09-07T11:10:28","modified_gmt":"2021-09-07T11:10:28","slug":"kisha-e-lindjes-se-hyjlindeses-mari-brenda-nje-guve-shkembore-ne-ishullin-e-maligradit-ne-liqenin-e-prespes-se-madhe","status":"publish","type":"destination","link":"https:\/\/religiousroutes.eu\/sq\/destination\/kisha-e-lindjes-se-hyjlindeses-mari-brenda-nje-guve-shkembore-ne-ishullin-e-maligradit-ne-liqenin-e-prespes-se-madhe\/","title":{"rendered":"Kisha e Lindjes se Hyjlindeses Mari Brenda nje Guve Shkembore, ne Ishullin e Maligradit, ne Liqenin e Prespes se Madhe"},"content":{"rendered":"

Liqeni i Presp\u00ebs ndodhet 853 m mbi nivelin e detit dhe \u00ebsht\u00eb i rrethuar nga malet Pireneje, mali Baba (Varnounta) dhe mali i Ivanit (Libaniskos). P\u00ebrb\u00ebhet nga Prespa e Madhe dhe Prespa e Vog\u00ebl, t\u00eb cilat komunikojn\u00eb nd\u00ebrmjet tyre p\u00ebrmes nj\u00eb kanali t\u00eb ngusht\u00eb.
\nRajoni i liqeneve t\u00eb Presp\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb midis Shqip\u00ebris\u00eb, Greqis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb Veriore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb e mbrojtur nd\u00ebrkufitare, e themeluar m\u00eb 2 shkurt t\u00eb vitit 2000, me nj\u00eb Deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb kryeministrave t\u00eb t\u00eb tri vendeve fqinje. Rajoni p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb park natyror shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, p\u00ebr shkak t\u00eb biodiversitetit dhe specieve endemike t\u00eb pranishme n\u00eb t\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, zona e Presp\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pasur edhe me monumente historike.
\nP\u00ebrgjat\u00eb brigjeve t\u00eb liqenit dhe t\u00eb hinterlandit ekzistojn\u00eb vendbanime, kisha dhe manastire t\u00eb periudh\u00ebs prehistorike dhe mesjetare, si dhe guva shk\u00ebmbore me kisha t\u00eb vogla bizantine, t\u00eb cilat jan\u00eb dekoruar n\u00eb interierin e tyre me afreske t\u00eb mrekullueshme. K\u00ebto shpella eremit\u00ebsh vetmitar\u00eb n\u00eb brigjet e Presp\u00ebs datojn\u00eb nga gjysma e shek. XIII deri n\u00eb mes t\u00eb shek. XVI, duke konfirmuar pranin\u00eb dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e artit bizantin dhe t\u00eb monasticizmit n\u00eb zon\u00eb, edhe pas r\u00ebnies s\u00eb Kostandinopoj\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, zona e Presp\u00ebs varej drejtp\u00ebrdrejt nga kryepiskopata e Ohrit, nj\u00eb qend\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme kishtare e koh\u00ebs, dhe ishte n\u00eb kontakt me atelie t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb artit t\u00eb shek. XIV.<\/p>\n

\r\n\t