{"id":4981,"date":"2021-07-08T09:13:42","date_gmt":"2021-07-08T09:13:42","guid":{"rendered":"https:\/\/religiousroutes.eu\/destination\/%ce%b7-%ce%b9%ce%b5%cf%81%ce%ac-%ce%bc%ce%bf%ce%bd%ce%ae-%cf%84%ce%bf%cf%85-%ce%b1%ce%b3%ce%af%ce%bf%cf%85-%ce%b3%ce%b5%cf%89%cf%81%ce%b3%ce%af%ce%bf%cf%85-%ce%b4%ce%ad%ce%bc%ce%b1%cf%84%ce%bf%cf%82\/"},"modified":"2021-09-07T11:14:09","modified_gmt":"2021-09-07T11:14:09","slug":"manastiri-i-shen-gjergjit-deme","status":"publish","type":"destination","link":"https:\/\/religiousroutes.eu\/sq\/destination\/manastiri-i-shen-gjergjit-deme\/","title":{"rendered":"Manastiri i Shen Gjergjit, Deme"},"content":{"rendered":"

Manastiri i Sh\u00ebn Gjergjit ndodhet n\u00eb zon\u00ebn e gadishullit t\u00eb Ksamilit, p\u00ebrball\u00eb ishullit t\u00eb Korfuzit. I vendosur n\u00eb jug t\u00eb qytetit t\u00eb Sarand\u00ebs, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb shtrihet nga vendbanimi i \u00c7uk\u00ebs deri n\u00eb Detin Jon, manastiri dikur ishte nd\u00ebrtesa e vetme n\u00eb zon\u00eb. Me kalimin e koh\u00ebs dhe zhvillimin urban t\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit, zona ka ndryshuar ndjesh\u00ebm form\u00eb dhe karakter.
\nGjetjet arkeologjike n\u00eb zon\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb muri antik, ndoshta pjes\u00eb e sistemit fortifikues t\u00eb qytetit antik t\u00eb Butrintit, q\u00eb ndodhet n\u00eb distanc\u00eb relativisht t\u00eb shkurt\u00ebr. Nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb muri t\u00eb kishte kull\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb nj\u00eb port t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb det, prej nga vjen dhe emri i vendit Dema (lidhje, ankorim).
\nManastiri i Sh\u00ebn Gjergjit p\u00ebrmendet n\u00eb burimet historike q\u00eb n\u00eb shek. XVII. Disa prej tyre i referohen donacioneve bujare t\u00eb manastirit p\u00ebr realizimin e veprave publike, si\u00e7 ishte nd\u00ebrtimi i shkollave. Gjithashtu, nga p\u00ebrshtypjet e l\u00ebna me shkrim t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve, gjejm\u00eb informacione p\u00ebr gjendjen dhe veprimtarin\u00eb e manastirit gjat\u00eb periudh\u00ebs osmane, si dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e komunikimit me zon\u00ebn e prapatok\u00ebs. Nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mes tyre z\u00eb p\u00ebrshkrimi i arkeologut anglez N. G. L. Hammond, i cili e vizitoi manastirin n\u00eb vitin 1936, si pjes\u00eb e studimeve t\u00eb tij p\u00ebr periudh\u00ebn antike t\u00eb zon\u00ebs.
\nManastiri rrethohet me mur t\u00eb lart\u00eb guri, tek i cili jan\u00eb hapur shum\u00eb fr\u00ebngji p\u00ebr mbrojtje. P\u00ebrve\u00e7 kish\u00ebs, brenda oborrit ekzistojn\u00eb edhe nd\u00ebrtesa t\u00eb tjera, si godina e igumenit n\u00eb k\u00ebndin juglindor. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb dykat\u00ebshe, dy nivelet e s\u00eb cil\u00ebs komunikojn\u00eb me nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb jashtme guri n\u00eb an\u00ebn per\u00ebndimore. Karshi godin\u00ebs s\u00eb igumenit, n\u00eb an\u00ebn jugper\u00ebndimore t\u00eb oborrit ndodhet nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb e gjat\u00eb dykat\u00ebshe, n\u00eb form\u00eb k\u00ebndore. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr godin\u00ebn q\u00eb i sh\u00ebrbente nevojave t\u00eb komunitetit t\u00eb murgjve dhe strehonte trapezarin\u00eb, qelit\u00eb e murgjve dhe disa dhoma p\u00ebr pelegrin\u00ebt. N\u00eb qoshen veriper\u00ebndimore t\u00eb kish\u00ebs ekziston nj\u00eb rezervuar n\u00ebntok\u00ebsor uji, i cili furnizohet p\u00ebrmes nj\u00eb sistemi origjinal p\u00ebr mbledhjen e ujit t\u00eb shiut nga \u00e7atia e kish\u00ebs. Brenda dhe jasht\u00eb manastirit ka gjurm\u00eb t\u00eb dukshme t\u00eb godinave t\u00eb tjera t\u00eb rr\u00ebnuara.<\/p>\n

\r\n\t