{"id":4919,"date":"2021-07-08T09:13:42","date_gmt":"2021-07-08T09:13:42","guid":{"rendered":"https:\/\/religiousroutes.eu\/destination\/%ce%bf-%ce%b9%ce%b5%cf%81%cf%8c%cf%82-%ce%bd%ce%b1%cf%8c%cf%82-%cf%84%ce%bf%cf%85-%ce%b1%ce%b3%ce%af%ce%bf%cf%85-%ce%b1%ce%b8%ce%b1%ce%bd%ce%b1%cf%83%ce%af%ce%bf%cf%85-%cf%83%cf%84%ce%bf%cf%85%cf%82\/"},"modified":"2021-09-07T11:11:03","modified_gmt":"2021-09-07T11:11:03","slug":"kisha-e-shen-athanasitbularat","status":"publish","type":"destination","link":"https:\/\/religiousroutes.eu\/sq\/destination\/kisha-e-shen-athanasitbularat\/","title":{"rendered":"Kisha e Shen Athanasit,Bularat"},"content":{"rendered":"

Fshati Bularat shtrihet rr\u00ebz\u00eb Malit t\u00eb Gjer\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn lindore t\u00eb tij, dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga fshatrat m\u00eb piktoreske t\u00eb lugin\u00ebs s\u00eb lumit Drino. Gjetjet arkeologjike t\u00eb shek. III para Krishtit, si gur\u00eb peshe prej balte dhe vula, d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb vendbanimi si dhe funksionimin e mundsh\u00ebm t\u00eb punishteve t\u00eb qeramik\u00ebs n\u00eb zon\u00eb. Duke ndjekur nj\u00eb kurs paralel me komunitetet e tjera t\u00eb rrethit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, n\u00eb periudh\u00ebn e von\u00eb bizantine dhe n\u00eb koh\u00ebt e m\u00ebvonshme, banor\u00ebt e Bularatit zhvilluan nj\u00eb aktivitet intensiv ekonomik, kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e tregtis\u00eb. Si rezultat, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn u ngrit nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm shkollash dhe kishash.<\/p>\n

Kisha e Sh\u00ebn Athanasit ngrihet n\u00eb hyrjen verilindore t\u00eb fshatit dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb kompleksi varrezash, q\u00eb daton n\u00eb shek. XVI. Zona rrethohet nga nj\u00eb mur i ul\u00ebt guri, brenda t\u00eb cilit ka ekzistuar nj\u00eb kish\u00eb e vjet\u00ebr e periudh\u00ebs bizantine. Ndoshta, kisha e sotme \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi themelet e k\u00ebsaj kishe t\u00eb vjet\u00ebr. Terreni rreth kish\u00ebs zhvillohet me nivele t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat lidhen me rrug\u00eb me kalldr\u00ebm. P\u00ebrve\u00e7 varreve t\u00eb shp\u00ebrndara, kompleksi p\u00ebrmban nj\u00eb hajat t\u00eb mbuluar dhe nj\u00eb kambanore tradicionale prej guri, q\u00eb lart\u00ebsohet n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb hyrjes kryesore t\u00eb oborrit t\u00eb kish\u00ebs. Kambanorja zhvillohet me tri nivele, me dritare t\u00eb harkuara me nj\u00eb dhe dy lobe q\u00eb alternohen respektivisht n\u00eb nivelin e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n

Nd\u00ebrtesa e hajatit t\u00eb mbuluar u sh\u00ebrben m\u00eb s\u00eb miri besimtar\u00ebve. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb hapur n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb an\u00ebs lindore, me gjasht\u00eb harkada t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb kolona. \u00c7atia ndjek tipin e \u00e7atis\u00eb s\u00eb kish\u00ebs kryesore dhe \u00ebsht\u00eb e mbuluar me rrasa guri, karakteristik\u00eb tradicionale e zon\u00ebs. N\u00eb dit\u00ebt me shi, besimtar\u00ebt e p\u00ebrdornin dhe vijojn\u00eb ta p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr nevoja t\u00eb ndryshme kishtare, si p\u00ebr kryerjen e ceremonive funerale apo t\u00eb lutjeve p\u00ebrkujtimore. P\u00ebr shkak t\u00eb braktisjes p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, hajati ka nevoj\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtje dhe restaurim.<\/p>\n

Nd\u00ebrtesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e kompleksit \u00ebsht\u00eb ajo e kish\u00ebs, e cila i kushtohet kujtimit t\u00eb Sh\u00ebn Athanasit, Patriarkut t\u00eb Aleksandris\u00eb. Kisha ndodhet karshi hyrjes, n\u00eb an\u00ebn veriore t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb rrethuar t\u00eb varrezave. P\u00ebr fat t\u00eb keq, data e sakt\u00eb e faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb kish\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb ruajtur. Sidoqoft\u00eb, nga forma e nd\u00ebrtes\u00ebs dhe, kryesisht nga interieri, duket qart\u00eb se kisha ka kaluar n\u00ebp\u00ebr faza t\u00eb ndryshme rind\u00ebrtimi dhe shtesash. Konkretisht, n\u00eb an\u00ebn lindore duket qart\u00eb bashk\u00ebjetesa e elementeve arkitektonike t\u00eb periudhave t\u00eb ndryshme, ku pjesa trekonk\u00ebshe e Hijerores i p\u00ebrket faz\u00ebs m\u00eb t\u00eb hershme nd\u00ebrtimore, e punuar n\u00eb gur me nj\u00eb stil ndryshe nga pjesa tjet\u00ebr. N\u00eb burimet e shkruara dhe mbishkrimet e kish\u00ebs hasen data t\u00eb ndryshme t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve dhe rikonstruktimeve. Referimi m\u00eb specifik kronologjik i takon nj\u00eb triptiku prej druri, ku p\u00ebrmendet viti 1574.<\/p>\n

\r\n\t