{"id":4833,"date":"2021-07-08T09:13:42","date_gmt":"2021-07-08T09:13:42","guid":{"rendered":"https:\/\/religiousroutes.eu\/destination\/%ce%bc%ce%b7%cf%84%cf%81%ce%bf%cf%80%ce%bf%ce%bb%ce%b9%cf%84%ce%b9%ce%ba%cf%8c%cf%82-%ce%bd%ce%b1%cf%8c%cf%82-%ce%bc%ce%b5%cf%84%ce%b1%ce%bc%cf%8c%cf%81%cf%86%cf%89%cf%83%ce%b7%cf%82-%cf%84%ce%bf\/"},"modified":"2021-09-07T11:12:23","modified_gmt":"2021-09-07T11:12:23","slug":"kisha-mitropolitane-e-metamorfozes-se-shpetimtarit-krishtgjirokaster","status":"publish","type":"destination","link":"https:\/\/religiousroutes.eu\/sq\/destination\/kisha-mitropolitane-e-metamorfozes-se-shpetimtarit-krishtgjirokaster\/","title":{"rendered":"Kisha Mitropolitane e Metamorfozes se Shpetimtarit Krisht,Gjirokaster"},"content":{"rendered":"

Kisha e Metamorfoz\u00ebs s\u00eb Shp\u00ebtimtarit ndodhet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb lagjes historike \u201cPazari i Vjet\u00ebr\u201d, n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Kisha ka qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb sistemi arkitektonik m\u00eb kompleks, i zhvilluar si vazhdim i pjes\u00ebs lindore t\u00eb Kalas\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fortes\u00eb t\u00eb ngritur mbi kodr\u00ebn q\u00eb dominon fush\u00ebn e Drinos n\u00eb per\u00ebndim, pjes\u00ebt arkitektonike t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs datojn\u00eb para shek. XII. N\u00eb kish\u00ebn e Metamorfoz\u00ebs t\u00eb \u00e7ojn\u00eb rrug\u00ebt e ngushta me kalldr\u00ebm, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave zbret pothuajse vertikalisht nga kalaja, nd\u00ebrsa tjetra fillon nga sheshi kryesor.
\nRr\u00ebnojat e nd\u00ebrtesave t\u00eb kish\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb dukshme edhe sot, jan\u00eb tregues p\u00ebr struktur\u00ebn dhe funksionet fillestare q\u00eb kishte kompleksi. Ato d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb veprimtarie t\u00eb shumanshme, e cila ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshinte sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb gjera administrative, arsimore etj., jo vet\u00ebm p\u00ebr nevojat e selis\u00eb s\u00eb Mitropolis\u00eb, por edhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb komunitetit lokal. K\u00ebshtu, mbetjet e nj\u00eb rezervuari t\u00eb madh uji t\u00eb nd\u00ebrtuar me gur\u00eb, madh\u00ebsia e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga elementet q\u00eb pohojn\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb burimet e shkruara, kishtare dhe laike, ruhen informacione t\u00eb shumta q\u00eb flasin p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe jet\u00ebn intensive shpirt\u00ebrore, arsimore dhe shoq\u00ebrore. T\u00eb till\u00eb jan\u00eb kodik\u00ebt e shp\u00ebtuar t\u00eb Mitropolis\u00eb s\u00eb Drinopoj\u00ebs dhe Gjirokastr\u00ebs si dhe sh\u00ebnimet e udh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb shquar, si ai i gazetarit francez Rene Puaux, i cili kishte q\u00ebndruar n\u00eb kish\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebrave Ballkanike.
\nP\u00ebr dokumentimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb kish\u00ebs, por edhe p\u00ebr studimet e p\u00ebrgjithshme historike, nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kan\u00eb mbishkrimet q\u00eb gjenden si brenda kish\u00ebs, ashtu edhe n\u00eb pllakat e murosura jasht\u00eb saj. N\u00eb faqen e murit per\u00ebndimor t\u00eb kish\u00ebs ndodhet nj\u00eb mbishkrim, sipas t\u00eb cilit kisha \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1776, me iniciativ\u00ebn e episkopit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Drinopoj\u00ebs dhe Gjirokastr\u00ebs, z. Dosithe; n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet ekzistonte dhe kisha e Taksiark\u00ebve.
\nMegjithat\u00eb, ekzistenca e nj\u00eb tempulli adhurimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, nuk nis n\u00eb shek. XVIII. Gjat\u00eb punimeve p\u00ebr rregullimin e oborrit, u identifikuan varre, t\u00eb cilat, n\u00eb nd\u00ebrthurje me burimet e shkruara historike, d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb e nj\u00eb kish\u00ebze m\u00eb t\u00eb hershme n\u00eb zon\u00eb, e cila gjithashtu i kushtohej Shp\u00ebtimtarit Krisht. Gjithashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ka ekzistuar edhe nj\u00eb kambanore, e cila u shemb n\u00eb fund t\u00eb viteve 60-t\u00eb dhe n\u00eb fillim t\u00eb viteve 70-t\u00eb, si pasoj\u00eb e rrethanave t\u00eb ve\u00e7anta politike q\u00eb mbizot\u00ebronin at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Pas ndryshimeve politike t\u00eb viteve 90-t\u00eb, me nisma private, u synua restaurimi i kambanores, sipas fotografive t\u00eb ruajtura. Por kjo p\u00ebrpjekje nuk rezultoi e suksesshme qoft\u00eb p\u00ebr nga materialet e p\u00ebrdorura, qoft\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket teknik\u00ebs s\u00eb zbatuar.<\/p>\n

\r\n\t